Një person humbi jetën, tre të tjerë u plagosën dhe një numër i panjohur njerëzish rezultojnë të zhdukur pasi një zjarr shkaktoi shembjen e një ndërtese në Hagë të shtunën, tha kryebashkiaku i qytetit holandez.
Jan van Zanen tha në një konferencë për shtypin se të zhdukurit besohej se ndohen nën rrënoja.
“Mundësia që të gjenden njerëz të gjallë është shumë e vogël”, tha ai.
Policia u bëri thirrje njerëzve që kanë parë një makinë duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ose atyre që kanë filmuar makinën, që të kontaktonin autoritetet.
Ndërsa kryeministri Dick Schoof tha përmes një deklarate se ishte i tronditur nga incidenti dhe u kishte ofruar ndihmë autoriteteve lokale.