-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD e Vlorës për TEC-et: Prokuroria dhe KLSH të hetojnë menjëherë këtë aferë korruptive

Kryesoret

Partia Demokratike e Vlorës denoncon korrupsionin e qeverisë me dy TEC-et “Tigër 1” dhe “Tigër 3” në Vlorë. Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë Atird Hoxha deklaron se Korporata Elektro-Energjetike e Shqiprisë vijon të jetë një shembull i qartë i shpërdorimit të taksapaguesve shqiptarë për interesa korruptive dhe klienteliste. Ai shprehet se çdo ditë kompania paguan 60 milionë dollarë kompanisë Excelerate Energy për dy TEC-et.

PD e Vlorës thekson se “KESH paguan 30 mijë dollarë të tjera, kompanisë italiane Renco, po për këto dy TEC-e, pra janë në total 90 mijë dollarë çdo ditë, për një shumë totale të shpenzuar deri tani, rreth 73 mln euro”.

Ata u bëjnë thirrje çprokurorisë dhe KLSH që të hetojnë menjëherë dhe nuk mund të lejojnë që buxheti i shtetit të shpërdorohet.

“Nuk mund të lejohet që buxheti i shtetit, të shërbejë për pasurimin e një grupi individësh në kurriz të interesit publike.Ky skandal duhet të ndalet, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe fondet publike duhet të përdoren për të mirën e qytetarëve. Ne nuk do të  heshtim, do të ndjekim këtë çështje deri në fund, duke kërkuar transparencë, përgjegjësi dhe natyrisht drejtësi”, deklaroi kryetari i PD në Vlorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit