Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është pyetur nga SPAK si person në dijeni për hetimet që po zhvillon prokuroria. Pak ditë më parë gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Xoxës për kontrollin e banesës.
Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024 me urdhër të prokurorit Olsi Dado ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa është bashkëthemeluese.
Tek selie e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente, para dhe materiale të ndryshme.