-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e shqiptarit në Greqi, detaje të reja, 50-vjeçari arrin të identifikojë autorin

Kryesoret

Një 50-vjeçar shqiptar u plagos me thikë në Greqi. Detaje të tjera janë zbuluar nga kjo gjarje. Mediat greke raportojnë se shkak i plagosjes ka qenë një mosmarëveshje mes shqiptarit dhe autorit.

Në dëshminë e tij shqiptari ka treguar se teksa po qëndronte jashtë makinës së tij i është afruar një mjet ku kanë zbritur dy persona dhe një motoçikletë me dy persona të tjerë. Njëri e ka sulmuar dhe e ka goditur tre herë në veshka.

Shqiptari i plagosur ka ecur rreth 50 metra dhe më pas ka kërkuar ndihmë tek një punonjëse e një dyqani. Ai është dërguar në Spitalin Asklepiio të Vulës ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa para se të hynte në urgjencë ka arritur të thotë në polici emrin e autorit, sipas të cilit kanë pasur mosmarrëveshje personale.

Ndërkohë dy-tre muaj më parë ata janë përleshur nën efektin e alkoolit dhe i plagosuri dyshohet se kishte sharë autorin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit