Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona dhe ka proceduar 2 të tjerë pasi akuzohen për drogë, aksident, thyerje e masës së gjykatës, djegie makine apo gjendje të dehur.
Një 21-vjeçar me iniciale I.G., u procedua pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa. 64-vjeçari me iniciale K.Sh., banues në Vlorë akuzohet se ditën e djehsme ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Gjithashtu policia e Selenicës ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin me inicaile L.K., banues në Kot pasi dyshohet që ditën e djeshme ka djegur me lëndë djegëse për motive të dobëta një automjet tip “Beznz” në pronësi të L.Z.,
Ndërsa policia rugore ka arrestuar M.A., 42 vjeç banues në Vlorë, i cili është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu u procedua edhe A. Gj., 68 vjeç, i cili duke drejtuar mjetin e tij “Ford”, në aksin rrugor Brataj-Vlorë, është aksidentuar me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese J. K., 49 vjeçe. Si pasojë është plagosur pasagjerja E. L., 52 vjeçe, e mjetit të dytë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.