Lideri i opozitës Sali Berisha në takimin me degën e PD në Kamëz u shpreh se në Shqipëri nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro.
Berisha theksoi se në territorin e Shqipërisë nuk do të ketë punëtorë që do të paguhet më pak se 500 euro në muaj.
“Mbi këtë bazë do llogariten pensionet. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Dhe unë jam këtu për t’u zotuar para jush se 500 euro nuk nënkupton vetëm rrogën në administratë shtetërore, jo, në territorin e Shqipërisë nuk do ketë njeri që do paguajë një punëtor më pak se 500 euro në muaj.
Absolute! Ligjet do mjerojnë atë që do mendojë të paguajë më pak se kaq.
Ne e kuptojmë se kjo është një barrë për sipërmarrjen, por ne qëndrojmë për t’i lehtësuar ato në mënyra nga më të shumtat, në mënyrë që ata të mos paguajnë punëtorin kurrë më pak se 500 euro.
Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro.
Çfarë ndodh në këto 12 vite? Në këto 12 vite ka ndodhur diçka shumë e veçantë, në qoftë se pensionet kanë ngelur, një pensionist blen 40 përqind më pak se në vitin 2013, rrogat e larta u rritën në qiell.
Rrogat e larta në Shqipëri janë më të lartat në rajon, disa prej tyre edhe më të larta se Sllovenia, e cila ka kapur vendet e zhvilluara të BE. Pra, krijohet kështu një nomenklaturë gjakpirëse, e cila nuk pyet për askënd përveç vetes së vet. Kjo merr fund”, tha Berisha.