-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës

Kryesoret

Ushtria izraelite ka arrestuar një drejtor të një prej spitaleve të pakta funksionale në veri të Gazës, teksa sulmet ajrore gjatë natës në këtë enklavë kanë vrarë nëntë persona, përfshirë fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se mjeku Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit Kamal Adwan, u arrestua nga forcat izraelite së bashku dhe dhjetëra pjesëtarë të tjerë të stafit dhe u dërguan në një qendër për marrje në pyetje. Gjithashtu tha se trupat izraelite hyn në spital dhe detyruan shumë pjesëtarë të stafit dhe pacientë që të dilnin jashtë.

Izraeli ende nuk ka komentuar për këtë rast. Por, një ditë më parë mohoi se ka hyrë në spital, megjithatë e pranoi se ka urdhëruar që njerëzit të dilnin jashtë objektit duke thënë se po kryente operacione kundër infrastrukturës së Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe militantëve në atë zonë.

Ushtria izraelite vazhdimisht ka pretenduar se Hamasi operon brenda spitalit Kamal Adwan, por nuk ka ofruar dëshmi. Zyrtarët spitalorë kanë mohuar këto pretendime të Izraelit.

Ky spital është goditur disa herë në tre muajt e fundit nga Izraeli, teksa ushtria e këtij shteti po vazhdon ofensivën në pjesën veriore të Gazës kundër Hamasit. Më herët gjatë javës, zyrtarët spitalorë thanë se nga një sulm ajror u vranë pesë pjesëtarë të stafit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit