81-vjeçari Xhemal Meta me datë 13 janar u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar.
Nga hetimet dhe ekzaminimet mjeko-ligjore rezulton se 81-vjeçari ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.
Ndërkohë materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale “vrasje me dashje” dhe po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor dhe përcaktmin e rrethanave të ngjarjes.