Një anije me 50 emigrantë është fundosur në ishujt Kanarie në Spanjë. Kjo anije u largua nga Mauritania më datë 2 janar dhe ishte nnisur për në ishujt kanarie.
Nga fundosja e anijes humbën jetën 50 emigrantë ku 44 ishin pakistanezë, raportoi OJQ spanjolle Caminando Fronteras.
Zëdhënësja e saj Helena Maleno, shpjegoi se organizata e saj sapo kishte mësuar për tragjedinë, dhe autoritetet marokene arritën të shpëtonin 36 të mbijetuar.
Sipas informacioneve nga OJQ, anija është nisur me 86 persona. Në bord kishte tre gra duke përfshirë një vajzë adoleshenet e cila mbijetoi.