-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka takim me shqiptarët në Belgjikë: Diaspora është shpresa për ndryshim

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka po zhvillon një takim me shqiptarët në Belgjikë. Noka u shpreh se situata në Shqipëri është emergjente dhe vetëm diaspora është shpresa për ndryshim.

“Diaspora është shpresa për ndryshimin, për ta kthyer Shqipërinë drejt Europës, rrugë që është ndërprerë nga regjimi narko-trafikant i Edi Ramës. Situata në Shqipëri është emergjente. Ne sot në Shqipëri kemi një narko-regjim. Ne nuk kemi një kryeministër, siç ka çdo vend i Europës, ne kemi një narko-kryeministër dhe kemi narko-qeveri. Kemi një njeri që vetëm ka mashtruar.

Kemi një njeri, që largoi për 10 vite 1.1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Kemi në krye një njeri që ka si qëllim ta shkatërrojë e shpopullojë Shqipërinë, që vendi ynë të kthehet në tokë të djegur për shqiptarët dhe tokë pjellore për krimet e George Soros. Rama ka shkatërruar shëndetësinë, rendin e sigurinë. Drejtori i Policisë shqiptare sot është përfaqësues i mafies. Çdo premtim në fushatë, Rama e kishte mashtrim.”, tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit