-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I mituri pëson vdekje nga dhuna e nënës dhe njerkut, gjyshërit duan të dhurojnë organet e tij

Kryesoret

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku nëna dhe njerku ka në dhunuar me sende të forta djalin 3-vjeçar. Si pasojë i mituri ka pësuar vdekje në tru.

Sipas mediave greke, pas arrestimit të çiftit, kujdestaria e 3-vjeçarit Angelos i ka kaluar gjyshërve të tij nga ana e nënës. Ata kanë deklaruar se duan të dhurojnë organet e nipit të tyre. Gjyshja e fëmijës tha se duan që zemra e tij të rrahë tek një fëmijë tjetër që ka nevojë për të.

“Ne po e kontrollojmë, ka disa procedura që duhen bërë. Do shohim nëse organet e fëmijës janë të pajtueshme. Së dyti, ka disa procedura që duhen bërë që të marrim organet ”, tha drejtori i spitalit ku i mituri ishte shtruar.

Sipas cretalive.gr, 26-vjeçarja, nëna e djalit, ka dalë para hetuesit përgjegjës së bashku me avokatin e caktuar, nën akuzën për tentativë vrasje.

Në dëshminë e saj, 26-vjeçarja pohoi se në tre muajt që ka ardhur me djalin e vogël në Heraklion, 44-vjeçari ka nisur ta rrihte fëmijën, dhe se ajo i ka kërkuar vazhdimisht “të mos e bënte”. Ajo ka thënë ndër të tjera se ka qenë ai që i ka fikur cigaret në trup të voglit, dhe e ka rrahur me shkopinj nga krevati. Ajo pohoi gjithashtu se ajo vetë kishte frikë prej tij edhe pse ai kurrë nuk kishte qenë i dhunshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit