-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmontohen dy banda kriminale shqiptare në Itali, 61 të arrestuar

Kryesoret

Dy grupe kriminale shqiptare janë çmontuar në Itali, pas një operacioni të realizuar nga Karabinierët e Riminit dhe qyteteve të tjera italiane. Banda të dyshuara për vjedhje bizhuterish dhe mallrash luksi, ndërsa fitimet nga këto aktivitete i riinvestonin në trafik droge.

Deri tani janë arrestuar 61 persona, ndërsa është sekuestruar një sasi e madhe droge, përfshirë 8 milionë euro kokainë dhe hashash. Pjesë e këtij grupi dyshohet se ka qenë një karabiniere italiane, që ndihmonte autorët të shënjestronin pensionistët për grabitje.

Grupet kriminale përdornin një model të sofistikuar grabitjesh, ku objektivat kryesore ishin bizhuteri, kasaforta dhe orë të shtrenjta. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se ata ishin të përfshirë në vjedhjen që çoi në vdekjen e një të moshuareje dhe disa grabitje të tjera me dhunë.

Të ardhurat nga aktivitetet kriminale u përdorën për të financuar trafikun e drogës, që kishte një vlerë të lartë tregu, për rreth 25 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit