Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për masat ndaj tyre nga Gjykata e Posaçme Antikorrrupsion.
Relator është zgjedhur magjistrati Ilir Panda, i cili gjykojë rekursin e bërë nga Meta dhe Kryemadhi.
Gjykata e Posaçme ka caktuar për Monika Kryemadhin masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe po hetohet nga SPAK për tre akuzat, pastrim parsh, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.
Në lidhje me këtë dosje po hetohet edhe ish bashkëshorti i saj Ilir Meta, i cili ndodhet në burg.