Ditën e sotme të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Milano të Italisë , si pasojë pati një viktimë dhe një të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një furrë buke në Piazzale Gambara, shkruan Tgcom24.
Dyshohet se i plagosuri është një 26-vjeçar ukrainas dhe viktima mund të jetë bashkëkombës i tij.
Ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe motivi i sulmit. Autori është në arrati dhe po kërkohet nga forcat e rendit.