Ish-kryeministri Sali Berisha në ndërprerjen e seancës së parlamentit është futur LIVE nga faqja e tij në Facebook duke akuzuar nga salla se Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Edi Ramës dhe pas tij do të shkojë Taulant Balla me të tjerët. Gjithashtu tha se do të përfundojnë përpara ligjit edhe një treshe nga Dibra, Dumani-Manja-Ymer Lala.
“Njeriun e parë që telefonoi Veliaj ishte Rama, por një telefon që nuk përgjigj kurrë. Ia kishte dërguar vetë, nuk i dilte në telefon sepse ia kishte dërguar vetë. Thonë që i zhduku edhe Maznikut statusin, se tjetër ministër status nuk ka bërë.
Ti, Ulusi bashkë me Altin Lalën dhe Ymer Lalën, jeni një treshe që do të përballeni shumë shpejt me ligjin. Si e mori mbesa jote Uluzi landfillin e ndërtuar me 7 mln euro në Shkodër?! Këta janë të çmendur pas plehrave” tha ai.
Socialistët reaguan me komente nga salla por, Flamur Noka iu drejtua “Mbylle se do të vij të zvarris aty”. Njërit prej tyre, Toni Gogut, Berisha i tha “më shkroi një komentues, atë vilën me cfarë e ndërtoi pastori, ka pasur ndonjë ndihmë nga Veliaj apo jo?”.