Policia njofton se ka arrestuar 27 persona dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit për goditjen e shpërndarjes së drogës pranë shkollave dhe në lokale.
“Si rezultat i punës u finalizua operacioni “Blic 34” dhe u ekzekutuan masat e sigurisë. Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 dhe është dokumentuar shpërndarja e lëndëve narkotike”, tha drejtori i policisë Tiranë Elton Alushi.
Policia e Tiranës njofton se janë sekuestruar 3.4 kilogramë kokainë në episode të ndryshme për këtë hetim.