Policia e Tiranës me anë të operacionit të kodura “Heliks” ka goditur një grup kriminal që shisnin armë në Tiranë, Fushë Krujë dhe Thumanë.
Të arrestuarit janë Fatjon Kodra 18 vjeç dhe Elton Kaci 49 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim Florjan Aliu 28 vjeç e Enea Zira 28 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Krujë.
Ndërkohë po vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.