Në një dalje Live në Facebook, kryeministri Edi Rama theksoi se SPAK (Prokuroria Speciale) është krijuar nga vullneti politik i Partisë Socialiste.
Ai theksoi se, ndërkohë që SHBA ka pasur një rol asistues në krijimin e SPAK, tashmë ambasada e SHBA-së nuk është më e përfshirë dhe nuk ka bërë më asnjë deklaratë mbi këtë çështje.
“SPAK është krijuar nga vullneti politik i PS. Amerika i kishte njerëzit e vet që asistonin tek SPAK, por që nuk janë më. Ambasada e SHBA s’ka bërë më asnjë deklaratë. ‘Bufi’ thotë më jepni votën se do ta shkrij SPAK-un, pasi ka frikë nga e kaluara që nuk e ndryshon dot. Institucionet e reja kanë nevojë për kritikizëm konstruktiv. SPAK është aty me mbështetjen e PS-së, që është vullneti i popullit shqiptar.”