-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PKK shpall armëpushimin me Turqinë – Fundi i luftës 41-vjeçare

Kryesoret

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) njoftoi sot një armëpushim me Turqinë, duke i dhënë fund një lufte që ka zgjatur për 41 vjet, pas thirrjes së themeluesit dhe udhëheqësit të saj Abdullah Ocalan.

“Për të hapur rrugën për zbatimin e thirrjes për paqe dhe një shoqëri demokratike, ne shpallim një armëpushim që nga sot” tha komiteti ekzekutiv i PKK në një deklaratë të transmetuar nga agjencia ANF, e cila është e lidhur me lëvizjen e armatosur.

“Ne pajtohemi me përmbajtjen e apelit dhe deklarojmë se do ta respektojmë dhe zbatojmë atë”, sqaroi PKK në mesazhin e saj, i cili ishte shkruar me shkronja kapitale në turqisht.

PKK shtoi se shpreson që Ankaraja të lirojë Oçalanin, i cili është mbajtur pothuajse në izolim total që nga viti 1999, në mënyrë që të udhëheqë procesin e çarmatimit.

“Udhëheqësi Abdullah Öcalan duhet të jetë në gjendje të jetojë dhe të punojë me liri natyrore dhe të ketë marrëdhënie të papenguara me këdo që dëshiron, përfshirë miqtë e tij,” tha PKK.

“Apeli (i Ocalanit) nuk është fundi, por një fillim i ri”, përfundon njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit