Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar për skandalin e rezervave shtetërore.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar kryeministrin që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në orën 10:00.
Kurti ka nuk ka zbatuar urdhrin dhe ka shkuar në hapjen e një cerdheje të re në Gjilan. Ai ka thënë që është i gatshëm që të dëshmojë në zyrën e tij dhe jo në ambientet e Prokurorisë.