-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barazim mes polemikash të forta mes Tiranës dhe Bylisit

Kryesoret

Tirana dhe Bylis ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit 2-2 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ballshiotët kaluan në avantazh me Arli Përgjonin në minutën e 25-të, ndërsa para mbylljes së pjesës së parë, Florjan Përgjoni barazoi për Tiranën.

Momenti kulminant i sfidës ishte në minutën e 69-të. Një penallti e akorduar me VAR për Tiranën, “tërboi” miqtë, që nuk ishin dakord me vendimin.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, tërhoqi skuadrën nga fusha, në shenjë proteste. Ekipi u rikthye në fushë pas 8 minutash dhe nga penalltia, Jarmouni i dha avantazhin Tiranës.

Megjithatë, reagimi i ballshiotëve ishte i menjëhershëm me Ileskin që barazoi shifrat në minutën e 83-të.

Me këtë barazim, Bylis mban vendin e shtatë me 33 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 32 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit