Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur në Holandë, ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore.
Ambasada e Holandës në Shqipëri me anë të një postimi shkruan se fokusi kryesor i kësaj konference janë trafiku i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave.
Gjithashtu njofton se konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë prespektivat e përbashkëta.
Postimi:
????Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje.
????Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van Ëeel.
????Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.
????????????????????Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Shërbimi i Prokurorisë Publike
Në të majtë në foto është Z. John Lucas, Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Mbretërisë së Holandës. Në të djathtë është zoti Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)