Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me banorët e zonës së Depos së Ujit dhe anëtarët e degës nr.2 në Tiranë ka hedhur akuza të njëpasnjëshme ndaj Belinda Ballukut.
Berisha tha se Balluku ka vjedhur 50 milionë euro me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ai tha se oferta sllovene ishte 130 milionë euro, ndërsa Rama dhe Balluku shkuan në Turqi dhe gjetën një kompani me 180 milionë.
Berisha thekson se investimet në tunelin e Llogarasë kanë shkuar në 230 milionë euro.
“Morën dhe ndërtuan për të vjedhur tunelin e Llogarasë. Oferta sllovene ishte 130 milionë euro. Shkuan të Turqi, Rama me Ballukun gjetën atje një kompani ja dhënë asaj 180 milionë. Tuneli po shkon 230 milionë. Ky tunel shërben 4 muaj, shkurton rrugën gjithsej 13 minuta. Ky tunel e përjashton nga udhëtimi turistik qafën e Llogarëse, që është një nga bukuritë më mahnitëse. Këta tani ja bllokojnë rrugën Llogarëse, falimentojnë bizneset për të vjedhur 50 milionë euro dhe po shkon 80 milionë euro ç’është e vërteta.”, tha Berisha.









