Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas hapjes së grup-kapitullit të dytë të negociatave për Tregun e Brendshëm. Hasani shprehet se Shqipëria po përkushtohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Një hap tjetër i rëndësishëm sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare BE–Shqipëri në Luksemburg:
Hapja e Grup-Kapitullit të Dytë me 9 kapituj – Tregu i Brendshëm është një sinjal i qartë se sa shpejt dhe me sa seriozitet Shqipëria po përkushtohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Tre grup-kapituj. Të hapur—dhe duke ecur me ritëm të shpejtë.”, shprehet Hasani.