-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A e kalon dot Oqeanin? Nxehet Rama: Mos u merrni me mua, Berisha e hoqi non gratën?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” deklaroi se vizitën e fundit në SHBA e ka pasur kur shkoi për punë, ndërsa ironizoi Berishën duke u shprehur “Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion”.

“Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet non grata, tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë të shkoj, çfarë problemi ke? Si e ke ti hallin?

Të kanë thënë që nuk shkoj unë dot në USA? Kush ta ka thënë, non grata? Se hoqi dorë Edi Rama nuk e përmend më non grata. Se përmendni më, se s’kam pasur arsye dhe s’po bëj sot këtë.

Ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion?

Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet non grata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika.

Nuk kanë rëndësi këto dhe ato që thuhen lart e poshtë, muhabete lagjesh, nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje.

Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri, kur do të besojë njeriu budallëkun, s’ke fare çfarë i bën”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit