Mbrëmjen e djeshme një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Partizani” në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të banesës së A.P.
Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka marrë në pyetje banorët e pallatit.
Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohen disa apartamente