Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri. Berisha tha se skema e aferës “5D” të bashkisë Tiranë ndodh në Mat.
“Po 5D-ja, këtu në Mat është, kudo. Çfarë bënë këta? Në vend se biznesmenët të aplikojnë, të fitojnë tendera, i bllokuan, i marrin vetë me familjarët.
Ky Agron Malaj këtu, ky është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri. Ky ka një vëlla që quhet Fatos. A e dini ju se Fatosi është një hajdut i pamëshirë i tenderave në Tiranë?
Pra, Agroni nuk ngopet me ato që vjedh ju matjanëve. Nuk i dalin. Po me Fatosin dhe Erion Veliajn kanë vjedhur dhjetëra miliona euro qytetarëve të Tiranës për punë, ujësjellësa, etj. Këta ndajnë paratë njëri me tjetrin.
Këta ndjekin modelin Rama. Sepse Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë që ka oborrin 8300 metër katrorë tokë, të tërën të plaçkitur, të grabitur.
Që ka sarajet, dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës, i cili ishte një gjakësor, por sarajet nuk i regjistroi në emër të vet, as të fëmijëve. I regjistroi pronë të shtetit. Kurse këto saraje janë pronë e Edit” tha ai.









