Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, kandidat në listat e mbyllura të PS-së për zgjedhjet ka depozituar në Policinë e Lezhës një kallëzim ku pretendon se njerëz të PD po i kërcënojnë me armë.
“Është kallëzuar penalisht, mbrëmë në Dajc, në pronën e babait të kandidates sonë për deputete, njerëz të armatosur janë paraqitur duke kërcënuar se do ju marrim peng kryetarin e PS dhe babanë e kandidates për deputete.
I jemi drejtuar instance shtetërore, duhet të marrin masa. Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar dje krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”, tha Pacaj.









