-sidi education-spot_img
33.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama për anëtarësimin në BE: Të finalizojmë marrëveshjen e krushqisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin përmbyllës në Pogradec dhe u shpreh se synimi kryesor në mandatin e katërt është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme që vendi ynë të shfrytëzojë mundësinë e artë dhe të mbyllë sa më shpejt që të jetë e mundur negociatat me BE-së. Sipas tij, Partia Socialiste është e vetmja forcë politike e cila mund ta finalizojë këtë.

“Më 11 maj ne mund të përcaktojmë fuqinë me të cilën do të përballemi dhe me të cilën do i dalim me sukses, përballej në tryezën e negociatave për t’u anëtarësuar në BE. Nuk ka rendësi që ata që nuk janë fort mbështetës të PD-së, por që janë të interesuar të jenë në BE, nuk ka rëndësi a pëlqejnë PS apo jo, por ka rëndësi vota e tyre për të çuar Shqipërinë në BE. Të bëjnë jo atë që forca politike i shtyn drejt kënetës, por të shkojnë drejt pesës. Kemi bërë një përpjekje për të vendosur identitetin tonë europian. Të kemi sot një marrëdhënie ku ata na besojnë dhe na vlerësojnë.

Dera është hapur dhe ne jemi ulur në tryezë dhe duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë për të hyrë në atë shtëpi. Duhet të biem dakord me ta për standardet, rregullat dhe ligjet dhe ne duhet të bien dakord me ata. Parafytyroni ju që ne këtë kohë kaq intensive për të përmbushur gjithë negociatën sepse na duhet që të rrimë këtu dhe të presim që t’i mbushet mendja kënetës që të bashkohet me ne për të bëtë një ligj të caktuar. Si t’u themi atyre në Bruksel ne që prisni se ne ramë dakord, por ne kemi një kënetë atje që nuk i mbushet mendja. Ne mund t’ia themi këtë, por problemi është që siç ka treguar historia e BE, dera mbyllet”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit