Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Pogradec u bëri thirrje emigrantëve që të nxitojnë dhe të votojnë. Rama nënvizoi se zarfet janë shpërndarë në masën 90% dhe duhet që të nisin dhe të votojnë pasi 11 maj është takimi me historinë.
“Dua të përfitoj nga rasti dhe këtu t’u them atyre që janë në emigracion, ku ka pasur probleme ditët e para me shpërndarjen e zarfave nga DHL, që tani është momenti, që pothuajse zarfat janë shpërndarë në masën 90 për qind; në këtë orë ata t’i hapin, t’i mbushin, të vënë shenjën te 5 dhe t’i nisin. T’i nisin sepse për ta 11 Maji është shumë konkret. Ata, akoma sot, nuk kanë ende pasaportën dhe nuk kanë më sigurinë e qëndrimit”, tha Rama.









