Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me qytetarët në Berat u premtoi që në 100 ditët e para do tu kthejë paratë shqiptarëve. Berisha tha se nuk do të ketë më pensione nën 200 euro si dhe do të 5 fishohen subvencionet. Gjithashtu premtoi edhe rimbursim 100% të ilaçeve.
“Ju jap fjalën ju dhe vij këtu pas 100 ditë në këtë shesh te ju. Po. Pas 100 ditësh në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro. Sot 560 mijë pensione janë nën 172 euro,. Në 100 ditët nuk do ketë rrogë minimal nën 500 euro. Çdo biznes do paguajë për energjinë 3 herë më pak se sot. Në 100 ditë, çdo fermer i Beratit, Skraparit, Kuçovës, Dimalit do marrë 5-fishin e subvencioneve që merr sot për fidanë të mbjellë, njësi prodhimi. Po. Paratë janë.
Do ua kthej ju paratë. Se paratë janë, nuk do i vjedhin më qeveritarët. Garantoj në 100 ditë taksa armiqësore nga fermerëve do jetë simetrike si në blerje dhe shitje. Do përfitojnë tvsh-të. Miqtë e mi, çdo pensionistë, çdo rrogë ulët. Në 100 ditë për ju, çdo qytetar, Shqipëria do ketë listën e Republikës italiane për rimbursim të ilaçeve, rimbursim 100%. Nuk them shëndetësi falas.”, tha Berisha.