Menjëherë pas sherrit të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr vendimin dhe revokon akreditimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nr.27 në Vorë.
Kjo vjen pas sherrit të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka që pati me disa qytetarë.
Vendimi i KQZ
REVOKIMIN E AKREDITIMIT TË VËZHGUESVE TË KZAZ-SË NR. 27 BASHKIA VORË, QARKU TIRANË, PËR ZGJEDHJET PËR KUVEND, TË DATËS 11 MAJ 2025
Në mbështetje të neneve 6, 7, 19, pikat 1, shkronja “n”, dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Vendimit nr. 23 date 1.2.2023, “Për procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, komisionet e qendrave të votimit dhe vendet e numërimit të votave, në zgjedhje”,
VENDOS:
- Revokimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, të lëshuara për KZAZ-në, KQV-të dhe VNV-të, përveç vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave..
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.