-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votat e Greqisë, KQZ: S’ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas komenteve dhe opinioneve kundërshtuese në lidhje me vendimin e marrë një ditë më parë mbi administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë.

Në një reagim për mediat, KQZ tha se nuk ka asnjë vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për përjashtimin e votuesve nga Greqia nga procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave.

“Sqarojmë se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia.

Vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.

Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosonjohje e faktit dhe me raste edhe spekullime”, thotë KQZ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit