-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votat e Diasporës në rrezik, PD-PS përballen në komisionin e ankimimeve

Kryesoret

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka zhvilluar një seancë ku u shqyrtua ankimimi i PS, e cila kërkon të shfuqizohet vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZH) për administrimin e fletëve të votimit nga jashtë. PS e konsideron këtë vendim të pavlefshëm dhe në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.

Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu mbrojti qëndrimin e tij për veçimin e votave të diasporës dhe theksoi se PD-ASHM nuk do të lejojë numërimin e fletëve të votimit që nuk janë mbledhur në përputhje me ligjin.

Logu theksoi: “PS e ka të qartë që PD-ASHM nuk do të lejojë asnjë zarf që vjen nga Greqia të numërohet, derisa të provohet se është marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet kjo, le të numërohet, le të vlerësohet. Po thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen, edhe sikur të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohemi në këtë fazë gjatë numërimit të votës së diasporës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit