Ditën e djeshme një sherr mes adoleshentësh ka ndodhur në fshatin Sheqeras në Maliq.
Gjatë sherrit, 14-vjeçari ka plagosur me thikë një 15-vjeçar, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia e Korçës ka nisur procedimin penal për 14-vjeçarin për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ndërkohë materialet kaluan në prokurori për veprime të mëtejshme.