Atalanta pas largimit të Gian Piero Gasperini në stolin e bergamaskëve do të ulë Ivan Juric.
40-vjeçari u shkarkua nga Roma, aty ku pasoi Daniele De Rossi-n, ndërsa të njëjtin fat kishte edhe te Southampton në Angli, skuadër e cila u rrëzua në Championship.
Sipas raportimve nga Italia, Juric ka firmosur kontratë dyvjeçare me Atalantën, nga e cila do të përfitojë një pagë prej dy milionë eurosh.









