Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar shqiptarët për festën e Kurban Bajramit. Spiropali u shpreh se kjo ditë kujton sakrificën, si dhe nevojën për politika më të mira që mbështesin shtresat më të cenueshme të shoqërisë.
Ajo nënvizoi se shqiptarët duhet të japin së më shumë dashuri dhe solidaritet, si dhe të vendoset sa më shpejt paqja në zona lufte.
“Ju uroj të gjithë shqiptarëve Gezuar Kurban Bajramin. Kjo ditë na kujton sakrificën. Pa sakrificë, nuk mund të korrësh frytet e punës tënde. Kjo ditë duhet të na bëjë që të bëjmë politika më të mira për shtresat vulnerable. Një mesazh kam edhe për zonat e luftës, ku civilët përballen me situata të rënda. Paqja të vendoset sa më shpejt në zona lufte. Ne si shqiptarë duhet çdo ditë të japim më shumë dashuri e solidaritet. Të kemi harmoni dhe vëllazëri me njëri-tjetrit.”, tha Spiropali.









