Mëngjesin e sotëm të shtëna me armë zjarri janë shënuar në zonën e Alliasit në Tiranë.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, 38-vjeçari me iniciale K.T., ka plagosur me armë zjarri në këmbë komshiun e tij S.B., 31 vjeç. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.