Gentiana Hudhra 45 vjeçe teksa po shkonte në punë u vra me thikë nga ish bashkëshorti i saj Nikollaq Hudhra.
Ata ishin ndarë që në vitin 2021 dhe kanë dy fëmijë 21 dhe 23 vjeç që jetojnë me nënën. Në polici Nikollaq Hudhra tha se e kishte vrarë për të shpëtuar fëmijët.
Një nga fëmijët e tyre ka dëshmuar për mediat se para se të ndodhte krimi ishte takuar me babain e tij.
“Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, ka thënë Mario.