Një aksident i rëndë me tre automjete është regjistruar pasditen e së dielës në Qukës, në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”.
Tre persona mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Të lënduarit u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa qarkullimi në aksin Prrenjas–Librazhd po vijon me vështirësi vetëm në një krah.