Familja, miqtë dhe e gjithë bota portugeze e futbollit si edhe skuadra e Liverpoolit morën pjesë në lamtumirën e fundit të Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva.
Ata humbën jetën në një aksident rrugor në Spanjë. Që prej mëngjesit një turmë njerëzish kishin filluar të dyndeshin në Capela da Ressurreição dhe kishën Igreja Matriz, me lule në duar.
Në ceremoninë mortore nuk munguan edhe trajneri i Portugalisë Roberto Martinez, trajneri i Liverpool-it Arne Slot. Diogo Jota ishte martuar me partneren e tij Rute Cardoso disa ditë më parë dhe la pas tre fëmijë.
Liverpool players and Slot arriving for Jota and Andre’s funeral pic.twitter.com/1bhOUyMasZ
— (@sara_redss) July 5, 2025