Ish sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij para disa ditësh humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë. Hetimet për aksidentin e tyre po vjojnë në Spanjë dhe sipas raportit të policisë dyshohet të ketë qenë shpëjtësia e lartë e makinës së tyre Lamborghini Huracan. Dy dëshmitarë që kanë parë ngjarjen kanë deklaruar se ata nuk kanë qenë me shpejtësi të lartë.
“Ata kaluan pranë meje shumë qetë, pa asnjë shpejtësi të tepruar. E dërgova videon në CMTV sepse filluan të qarkullonin lajme të pabaza”, ka deklaruar kamionisti Jose Azevedo i cili ka regjistruar videon e publikuar në rrjete sociale.
Ai u shpreh ngushëllimet familjes dhe thotë që “Ju jap fjalën time, nuk po ngisnin me shpejtësi. Ishin shumë të qetë. Unë bëj këtë rrugë çdo ditë, e njoh mirë. Është e errët dhe e rrezikshme. Kam parë markën dhe ngjyrën e makinës shumë qartë.”
Gjithashtu edhe dëshmitari tjetër kamionisti José Aleixo Duarte i cili ka tentuar t’i shpëtojë dy të rinjtë ka deklaruar se nuk po ecni me shpejtësi të lartë.