Një 48-vjeçar shqiptar është lënë në burg në Greqi, pasi akuzohet për përpjekje për rrëmbimin e një vajze 4-vjeçare. Shqiptari ka tentuar që të rrëmbejë vajzën nga duart e nënës në zonën e Kakovatos në Greqi.
Sipas mediave greke, shqiptari u paraqit për të dëshmuar para gjykatës në rajonin e Ilisë, ku u përball me akuza për tentativë rrëmbimi të mituri, dhunë fizike ndaj një gruaje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.
Me dakordësinë e gjykatëses hetuese dhe prokurorit, u vendos që 48-vjeçari të dërgohet në burgun e Korydallos, një nga institucionet më të mëdha penitenciare në Greqi.








