Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarje e rëndë në Fier, ku 26-vjeçarja ka vrarë me tel babain e saj.
26-vjeçarja Emanilda Rama ka dëshmuar në polici se e ka vrarë të atin, pasi ai ishte fanatik dhe nuk e linte që të vishej në mënyrë bashkohore dhe të argëtohej.
26-vjeçarja kishte qenë e fejuar dhe ishte ndarë nga partneri pasi ishte në gjendje të dobët ekonomike. Ajo jetonte me prindërit dhe punonte në bujqësi.
Vrau të atin me tel, zbardhet dëshmia e 26-vjeçares: Ishte fanatik, nuk më linte të vishesha…








