-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kodi i ri penal, burg për komentet ndaj gjyqtarëve dhe për gazetarët që publikojnë të dhëna sekrete

Kryesoret

Parlamenti i ri që nis punën në shtator do të shqyrtojë draftin e ri të kodit penal, i cili ka ngjallur debate për disa prej neneve më të kontestuara. Një prej tyre është neni 516, që parashikon dënime nga 2 deri në 6 vite burg për ata që zbulojnë të dhëna sekrete, përfshirë edhe gazetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për identitetin dhe vendndodhjen e dëshmitarëve apo bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Në këtë nen parashikohet gjithashtu që publikimi i të dhënave konfidenciale rrit dënimin deri në një të tretën e tij, ndërsa personat juridikë mund të dënohen me gjobë apo dënime të tjera.

Një nen tjetër që pritet të shkaktojë debate është 536, që ndalon ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit. Sipas këtij neni, komentet që synojnë të ushtrojnë presion mbi vendimmarrjen e gjykatave, përfshirë shtrembërimin e provave ose krijimin e dyshimeve ndaj pavarësisë së tyre, dënohen me burg deri në 3 vjet ose gjobë.

Debatet pritet të jenë të ashpra, pasi këto nene kanë të bëjnë drejtpërdrejt me lirinë e informimit dhe transparencën e sistemit të drejtësisë.

‘5Pyetjet.al’ publikon draftin e plotë të Kodit të ri Penal

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit