Rusia ka sulmuar me dronë një depo nafte në pronësi të kompanisë shtetërore të Azerbajxhanit, SOCAR, në jug të Ukrainës. Si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Sipas Reuters, sulmi ka ndodhur në qytetin Odesa, ku disa dronë goditën objektin industrial të kompanisë.
“Dëmi është i vështirë për t’u vlerësuar në këtë fazë. Disa persona janë plagosur,” ka deklaruar një burim nga industria për Reuters.
Kompania SOCAR operon rreth 60 stacione karburanti në të gjithë territorin e Ukrainës.









