Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se aktualisht në vend janë aktive tri vatra zjarri, ndërsa në total gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19.
Zjarret vijojnë në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë, kryesisht në zona pyjore dhe të thella malore.
Në operacione janë angazhuar mbi 440 forca operacionale, 48 automjete zjarrfikëse, 73 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe dy avionë suedezë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë.









