Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë Jorgent Dhimën, 43 vjeç, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij u sekuestruan 250 gramë kokainë e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, në kuadër të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.









