Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet italianë kanë arrestuar tre persona për trafik të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.
Një prej të arrestuarve është një 30-vjeçar nga Malësia e Madhe, i cili dyshohet si personi që dërgoi porosinë drejt Italisë. Gjithashtu u arrestuan edhe E.M., dhe A.D., dy drejtues të një mikrobusi për udhëtarë.
Në bagazhet e këtij mjeti u gjetën 5 kallashnikovë, qindra fishekë luftarakë dhe katër krehra fishekësh.
Sipas hetimeve rezultoi se 30-vjeçari i niste armët drejt Italisë kundrejt fitimit financiar. Ndërkohë po vijojnë hetimet në të dyja vendet për kapjen e pritësit të armëve si dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.