Pandeli Nikoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjeta Nikoleci cila gjithashtu ishte shqiptare, me të cilën ka katër fëmijë dhe më pas u arratis është arrestuar ditën e sotme, sipas mediave greke.
40-vjeçari u arrestua të shtunën pasdite. Burri u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parking.
Dje, ai u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij. Të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.
Dëshmitarë nga lagjja e çiftit raportuan sipas mediave greke se që nga mëngjesi çifti kishte pasur një debat të ashpër. Sipas informacioneve, në një moment 36-vjeçarja u përpoq të largohej nga shtëpia, por 40-vjeçari e ndoqi dhe e goditi me thikë në qafë dhe brinjë.
Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar përballet me probleme serioze psikiatrike.
Babai i vrau nënën/ Postimi i vajzës thyen zemrat: Mami, do të më mungosh shumë









